Trajneri Vukoviç ka rezervuar më në fund minuta për Ernest Muçin. Pavarësisht se Legia e Varshavës e kishte siguruar mbijetesën, sulmuesi shqiptar nuk e nisi titullar përballjen e somte. Ish-lojtari i Tiranës hyri në fushë nga stoli, duke zëvendësuar Celhakën në minutën e 67.
Ernest Muçi ka treguar klasin e tij në minutën e 85, kur jep një pasim të mrekullueshëm më të djathtën për të vijuar aksionin në krahë. Një aksion ky që e dërgoi më pas rezultatin në 2-2, teksa Pazdan shënoi një autogol që i dha Legias së Varshavës dhe Jagiellonias nga një pikë mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/