VIDEO/ Ernest Muçi humbet shansin e artë për të fituar ndeshjen e Legias, Celhaka duhej të dilte nga fusha

Legia e Varshavës ka barazuar me shifrat 2-2 në transfertë ndaj Ordabasy të Kazakistanit. Ambienti nuk ishte aspak i lehtë për të luajtur futboll. Në një stadium të tejmbushur dhe me luftën fizike të madhe deri në limite të kazakëve, Legia nuk mund të shprehte dot maksimumin e saj.

Polakët pësuan dy gola, ndërsa nga lojtarët shqiptarë ishte Celhaka nga minuta e parë dhe Muci gjendej në stol. Celhaka do të ulej në stol në minutën e 62 duke mos i përmbushur pritshmëritë. Vetëm një minutë më vonë, Pekhart ngushtoi diferencën dhe Kramer barazoi rezultatin në të 86. Kur pritej fundi i takimit, Ernest Muci, i ardhur nga stoli, kishte mundësinë e përmbysjes së madhe. Pas një marrje topi në mënyrën e duhur, goditja e tij ishte tërësisht për t’u harruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *