VIDEO/ Ernest Muçi “harkëtari”! Portieri i mohon një tjetër super gol nga distanca te Legia, ka vetëm një problem

Nëse Ernest Muçi shënon te Legia e Varshavës, me siguri që bëhet fjalë për një super gol. Futbollisti i ardhur nga Tirana nuk di që të shënojë realizime të thjeshta, ndërsa predha e gjetur në javën e parë të kampionatit në Poloni ishte për t’u mbajtur në kornizë. Për këtë arsye do ta emërtonim edhe si “Muçi harkëtari”.

Në ndeshjen e djeshme Legia do të humbiste në shifrat 1-0 ndaj Ëisla, ndërsa futbollisti shqiptar e nisi si titullar dhe luajti deri në minutën e 70. Me nisjen e pjesës së dytë, Muçi ka qenë fare pranë realizimit të një tjetër perle nga distanca, por është ndalur nga portieri kundërshtar. Lojtari i prodhuar në Superiore është parë edhe në ekzekutimin e goditjeve të dënimit nga distanca e largët, pasi ka bindur trajnerin për saktësinë e tij.

Por cili është problemi që Muçi nuk është ende futbollist titullar në formacionin e Legias? Gjithçka është thënë disa ditë më parë nga vetë trajneri i ekipit polak. Ernesti është disi mbrapa në aspektin fizik dhe për vetë mënyrën sesi luhet në Poloni. “Kur erdhe te ne rrëzohej në tokë pas një kontakti nga kundërshtari, pa fituar as faull”, do të shprehej trajneri i Legias. Megjithëse më i përmirësuar se më parë, por Muçi e vuan ende këtë aspekt dhe kjo u pa edhe ndaj Ëislas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online