Ernest Muçi ishte titullar në përballjen e sotme kundër Piast Glivices. Sulmuesi shqiptar luajti për 84 minuta në fitoren 0-1 të Legias së Varshavës, ku iu afrua së tepërmi edhe golit. 21-vjeçari provoi një goditje nga distanca në minutën e 52-të të ndeshjes, duke “flirtuar” me golin.
Topi i goditur prej tij shkon ngjitur me shtyllën, duke humbur mundësinë për të shënuar një gol të mrekullueshëm. Ndeshja u vendos më pas nga Zhosue, i cili shndërron në gol një penallti në minutën e 76 të sfidës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/