Barcelona tronditi botën e futbollit me lajmin e përcjellë mbrëmjen e sotme. Epokës së Mesit me fanellën kuqeblu i erdhi fundi. Historia e argjentinasit me klubin blaugrana dukej si nga ato dashuri që nuk do të shteronte kurrë, pavarësisht se sa vite do të kalonin. Vullneti dhe dëshira zgjodhën përsëri vazhdimin e kontratës, por këtë herë ishin financat ato që detyruan këtë “martesë” të shkonte drejt ndarjes.
Barcelona i ka dhënë lamtumirën yllit të saj me kujtimet e një karrierë të tërë, që kanë çuar peshë zemrat e tifozëve për vite me radhë. Lionel Mesi mbërriti në Barcelonë si një fëmijë, ndërsa tani, afërsisht dy dekada më vonë largohet si një burrë që fitoi gjithçka që ishte e mundur me fanellën e Barçës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Thank you, Leo. pic.twitter.com/cdS9xWe8Me
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021