Video epike e Murinjos që po shpërndahet gjerësisht pasi mundi Guardiolën, “qan” dhe “qesh” brenda sekondave

Nëse tifozët e Manchester City-t kanë pasur sadopak shpresë për të fituar titullin në “Premier League”, ose më saktësisht për të qenë në garë deri në javët e fundit, këtë herë duhet të pranojnë realitetin.

“Qytetarët” kanë pësuar një tjetër humbje, teksa u mundëm me rezultatin 2-0 ndaj Totenhemit. Spektakël ka dhuruar në pankinë Murinjo, që tërhiqte kamerat dhe fitonte vëmendjen e mediave në çdo sekondë. Aspak i përmbajtur kur ekipi i vendosej në vështirësi dhe e qeshur deri në tallëse kur Totenhemi merrte situatën në kontroll.

Në fund, skuadra e trajnerit portugez e ka mundur Manchester Cityn me dy goditje të vetme në portë, që falë Bergwijn dhe Son Heung-Min kanë arritur të përfundojnë edhe në rrjetë. Tashmë diferenca me Liverpulin sa i përket Manchester Cityt shkon në 22 pikë, duke e bërë misionin të pamundur. Video më e shpërndarë e momentit dhe që sjell shumë ilaritet është minuta e 40 e takimit. Lloris pret penalltinë e Gundogan dhe Sterling që shkon menjëherë për të përfituar nga topi i mbetur në zonë, por me këtë të fundit që bën faull te portieri i Totenhemit. Murinjo nisi të festojë dhe teksa po qeshte, u kujtua që Sterling e kishte një karton të verdhë duke shkuar menjëherë të protestojë me ndërrimin e menjëhershëm të humorit.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *