Intervistat/ Trajneri i Flamurtarit nuk mban më: Dua t’ju them diçka! Nuk po tregoni respekt ndaj meje

Java e 20 e Superiores ka vazhduar në pasditen e sotme, atje ku Kukësi ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa Teuta ia doli ndaj Teutës 2-1. Ndërkohë më herët ishte Partizani që nuk gaboi në transfertë ndaj Luftëtarit në shifrat 0-3. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport” menjëherë pas përfundimeve të këtyre ndeshjeve:

Duro (Kukësi): “Sot e kemi zgjidhur shpejt takimin dhe nëse ndaj Luftëtarit do të shënonim herët, atëherë do ta mbyllnim si sot (1-4). Se Luftëtari që nga ai goli i anulluar ndaj nesh ka ngrënë nja 20 gola. Unë i kam miq të gjithë drejtuesit atje dhe trajnerin. Po janë treguar shumë amator duke u marrë me golin e anulluar, duke parë që kishin ndeshje të njëpasnjshme. Janë marrë ditë e ditë me atë gol.

Shkurtaj është një nga sulmuesit më të mirë të Superiores, unë e kam thënë më herët. Por duhej të kishte shënuar edhe në ndeshjet e kaluara. Për Çemën do të shtohen hapësirat pas largimit të Dakut, është djal i ri dhe ka kohë përpara. Unë më shumë frikë kam këto ndeshjet si sot sesa ato ndaj Tiranës dhe Partizanit. Kisha frikë për ndonjë gabim me Flamurtarin. Kur e zëvendësova Shkurtajn më tha që: “Përse nuk më le që të bëja edhe golin tjetër?”.

Edi Martini (Teuta): “Djemtë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë sot. Golin e parë e kemi dhuruar me gabimin e portierit, por ky është futbolli. Ndikoi edhe dalja me të kuqe e Cyrbjes, që e la skuadrën për shumë minuta me një lojtar mangut. Nuk është se e kishim mbingarkuar emocionalisht ekipin. Aleksi është nervoz dhe ka grintë edhe në stërvitje. Sa i përket Cyrbjes ishte e pafalashme ajo dalja me karton të kuq. Por ai është simulim për mua nga Kale. Atij bravo i qoftë, por është turp. Do të jetë një ndër shfaqjet e aktorëve kjo e Kales, megjithëse e dënoj edhe gjestin e Cyrbjes”.

Egbo (Tirana): “Ekipi ka treguar karakter dhe personalitet, pasi përmbysëm rezultatin brenda 45 minutave dhe kjo nuk është e lehtë. E vlerësuam ndeshjen pasi Teuta ishte rivali direkt me ne. Lojtarëve të mi u thashë në dhomat e zhveshjes që të shënonin golin e tretë dhe të kërkonim për më tepër realizime, por kur u futëm në fushë nuk ishte aq e lehtë. Lojtarët kishin emocione nga stadiumi dhe jepnin shumë nga vetja. “Selman Stërmasi” është shtëpia jonë dhe nuk do të luajmë gjithmonë në “Air Albania”, e kemi si të shtëpi të dytë këtë”.

Troisi (Flamurtari): “E di që është një situatë e vështirë, kam pak lojtarë në dizpozicion dhe jam ende në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë e si do të punojmë. Ajo penalltia e parë e dhënë për Shkurtajn për mua nuk ishte. Përse nuk jam zyrtarizuar ende? Këtë pyetje duhet t’ia bëni administratorëve. Dua të them diçka. Shumë koleg apo kritikë të botës së futbollit kanë treguar një mungesë respekti ndaj meje. Unë kam vite që jam pjesë e futbollit dhe kam respekt për Shqipërinë. Dikush thotë që nuk jam trajner dhe dikush se merr vesh më shumë se unë. Unë jam brazilian dhe kam licencën A dhe po pres licencën PRO dhe pres më tepër respekt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online