Eneo Bitri po forcon gjithnjë e më tepër pozitat e tij në ekipin e Banik Ostravës. Lojtari shqiptar po kryen mjaft mirë detyrat e tij në mbrojtje, ndërsa në ndjeshet e fundit kanë dhënë kontributin e tij edhe në zonën kundërshtare. Mbrojtësi nga Berati tundi rrjetën një javë më parë, teksa sot bëri po të njëjtën gjë, duke u shndërruar në një sulmues në zonën kundërshtare.
Bitri gjendet në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë. Ish-futbollisti i Partizanit i dërgoi shifrat në 3-0 kundër Viktoras së Plzenit, por festa e tij e madhe u ndal nga VAR-i. Eneo Bitri gjendej në pozicion jashtë loje, çka bën që goli i tij të anullohet. Në fund Banik Ostrava triumfon me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme në kampionatin çek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/