Koniaspori është duke barazuar me shifrat 1-1 kundër Bashaksehirit, ndërsa golin e baraspeshës e ka shënuar Endri Çekiçi. Ky i fundit ka bërë rolin e golashënuesit të zakonshëm, Cikalleshit, duke tundur rrjetën në minutën e 51-të të takimit.
Çekiçi gjen rrjetën kundërshtare me anë të një perle që ka dhuruar e majta e tij. Futbollisti i Kombëtares shqiptare feston kështu golin e tij të parë me fanellën e Koniasporit, ekip të cilit iu bashkua këtë merkato vere./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/haciogluibrahim/status/1429496103334985739