VIDEO/ Emocionuese! Qindra tifozë të Argjentinës shkojnë në shtëpinë e gjyshes së Lionel Mesit, i këndojnë te dritarja

Argjentinasit do të përballen me Francën dhe me siguri do të presim një spektakël në finalen e Botërorit. Sigurisht, të gjithë argjentinasit kanë besimin më të madh te Lionel Messi, i cili shkëlqeu edhe në gjysmëfinale kundër Kroacis. Titullin e kampionit të botës në këtë vend e presin që nga viti 1986 dhe e gjithë Argjentina është në këmbë.

Të gjithë ata që nuk do të mund të udhëtojnë në Katar do ta shikojnë ndeshjen finale përmes ekraneve të vogla në rrugët e qyteteve të tyre dhe një video disi e pabesueshme konfirmon se sa idhull është Messi për ta. Tifozët e Argjentinës kanë shkuar në dritaren e gjyshes së tij në Rossario dhe kanë kënduar këngë për nipin e saj. “Le ale Messi, le ale Messi”, ishte kënga e ardhur nga qindra tifozë. Gjyshja e ngazëllyer i përshëndeti dhe tërësisht e habitur nga skenat që po i ofroheshin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *