Video emocionuese/ Fundi i trishtë i një historie suksesi, Lionel Mesi i vetëm në “makinën e kohës”

Epoka e Barcelonës magjike ka mbaruar dhe tani janë thjesht një skuadër me lojtarë normalë. Mesi i vetëm nuk mund të bëjë asgjë dhe aq më pak të sjellë në “Kamp Nou” trofeun e madhërishëm të Ligës së Kampionëve. Ditën e sotme, Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj PSG, ku pavarësisht eleminimit, Mesi ishte portagonist si pozitiv ashtu dhe negativ, teksa shënoi një super gol dhe humbi një penallti qe mund të hapte lojën.

Që prej vitit 2005, as Mesi as Ronaldo nuk arrijnë të kualifikohen në çerekfinale dhe duket se dominimi i tyre absolut ka përfunduar. Tashmë është koha e lojtarëve të rinj, Haland e Mbape. Në Tëitter është shpërndarë një video e animuar e Mesit në “makinën e kohës”, ku jepen eleminet e turpshme ndaj Romës, Liverpulit, Bajernit dhe PSG. Gjithashtu në këtë video trego se nga treshja e pathyer e sulmit Mesi-Suarez-Nejmar u thye totalisht, pasi në Barcelonë mbeti vetëm Mesi. Ndoshta dhe ky i fundit do ta lërë përfundimisht në verë këtë skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *