Sa herë që përmendet Milani, komentatori italian i parë që vjen ndërmend është Tiziano Krudeli. Emocionet që ai përjeton dhe dhuron gjatë transmetimit të ndeshjes janë të forta për tifozët kuqezinjë. Në mbrëmjen e sotme Milani arriti që të fitonte në shifrat 3-2 ndaj Lacios mes dramës, ku Theo Hernandez realizoi në minutat e fundit.
“Teo im”, ishin fjalët e Krudeli menjëherë pas shënimit të golit të tretë, pasi ka përmendur disa herë emrin e Hernandez. Gjithashtu e kanë shoqëruar edhe lotët për suksesin e parë të Milanit që është shpallur kampion dimri në Seria A. /Sport Ekspres/
? – Tiziano Crudeli en el gol de Theo Hernández.
? I @MilanReportspic.twitter.com/8fDYjaXqNk
— Soy Calcio (@SoyCalcio_) December 23, 2020