VIDEO/ “Babagjyshi” quhet Hernandez! Milani fiton mes dramës dhe emocioneve, është kampioni i dimrit

Një dramë që fundin e pati të lumtur! E tillë ishte sfida e sotme për Milanin, që e mbyll vitin në mënyrën më të bukur të mundshme. Kuqezinjtë kanë marrë një tjetër fitore në Serie A, duke mposhtur këtë herë Lacion në frymën e fundit me shifrat 3-2, që i japin kësaj skuadre statusin e të pamposhturit në kampionat.

“Babagjyshi“ këtë herë erdhi përpara kohe për Milanin dhe emrin e kishte Theo Hernandez. Ishte pikërisht ky lojtar ai që në minutën e 2-të të shtesës tund rrjetën e mbrojtur nga Reina dhe i fal fitoren skuadrës. Mes dramës dhe emocioneve “djajtë“ nuk kanë arsye përse të ndalin festën, teksa shpallen zyrtarisht kampion i dimrit. Kuqezinjtë kishin vite që prisnin një moment të tillë dhe këtë sezon po dëshmojnë se janë kthyer të konkurojnë me këdo në nivele të larta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online