VIDEO/ Elvis Kabashi nuk e ndan më festimin me shqiponjë, shënon edhe Armand Rada

Dikur ishte lojtari më i urryer i tifozëve shqiptarë pas letrës që do të qarkullonte kudo pasi Elvis Kabashi i drejtohej Kombëtares së Shqipërisë se nuk duhej ta shqetësonte më, Italia duhej të pritej. Tashmë kjo panoramë i përket së shkuarës dhe është shumë larg të tashmes.

Sa herë që Elvis Kabashi arrin të shënojë me Renaten, dy duart nisin të formojnë shqiponjën dhe është gati fluturimi në festim. Kjo ka ndodhur edhe në golin e gjashtë të këtij lojtari kundër Grosetos, atje ku realizoi nga 11-metërshi në fundin e pjesës së parë.

Pas barazimit të rezultatit me Galliganin në minutën e 52 ishte radha e një tjetër lojtari shqiptar që të shënonte te Renate. Armand Rada mori rolin e heroit në minutën e 77 duke shfrytëzuar bukur pasimin e marrë në brendësi të zonës. Kështu ekipi i lojtarëve shqiptarë arriti që të merrte fitoren e radhës duke mbajtur vendin e parë në kampionat në Serinë C, ndërsa janë 2 pikë larg Comos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online