Elseid Hysaj po i befason të gjithë te Lacio, këtë herë në mënyrë pozitive. Mbrojtësi shkodran e ka nisur sërish si titullar, tani kundër Milanit. Kryeqytetasit arritën që të fitonin me shifrat 4-0 kundër ekipit të Piolit.
Lojtari shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje mbreslënëse. Madje në minutën e 62 i ka hequr një gol të sigurt Leaos. Duke e ndjekur aksionin me vëmendje, Hysaj arriti në kohë për të ndërhyrë që të shpëtonte portën. /Sport Ekspres/