VIDEO/ El Clasico që në ditët e para të vitit! Ter Stegen është shpëtimtari i Barcelonës,e dërgon në finale kundër Realit të Madridit

Tashmë finalistët janë njohur. Barcelona-Real Madrid do të jetë finalja e madhe e Superkupës së Spanjës. El Clasico vjen që në ditët e para të vitit 2023. Më 15 janar, tifozët do të jenë të gjithë të mbërthyer përpara ekranit për të ndjekur një nga duelet më spektakolare të futbollit. Barcelona ka fituar përmes penalltive kundër Real Betisit, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2.

Leëandoëski zhbllokoi rezultatin në minutën e 40, ndërsa në të 77-n Fekir barazon sërish shifrat. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë dhe skuadrat i drejtohen kohës shtesë. Ansu Fati tund rrjetën në minutën e 93-të, por 7 minuta më vonë ishte Loren ai që mbajti ende në lojë Real Betisin.

Ekipet shkojnë drejt 11 metërshave, ku Ter Stegen merr rolin e heroit. Portieri i Barcelonës ka pritur 2 penalltitë e fundit të kundërshtarëve, duke i sjellë kualifikimin skuadrës së tij. Tashmë sytë janë drejtuar nga finalja, që premton emocione të forta për sportdashësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *