VIDEO/ Egnatia shoqëron largimin e Dinamos me thirrjet “kampionë jemi ne”, momentet e ceremonisë së ngritjes së trofeut

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në “Elbasan Arena” është përcaktuar ditën e sotme kampioni i Kategorisë së Parë. Dy ekipet që siguruan biletën për në Superiore, Egnatia dhe Dinamo janë ndeshur me njëri-tjetrin në një finale që u vendos nga gafa e portierit të nëndetëses së kryeqytetit. Shtubina shtyu topin në rrjetë në sekondën përpara vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit dhe festa i takonte e gjitha Egnatias.

Pak çaste më vonë u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së medaljeve dhe trofeut të fituesit të Kategorisë së Parë. Lojtarët e Dinamos janë larguar me kokën ulur nga stadiumi, ndërsa janë shoqëruar me thirrjet e kudërshtarëve në sfond “kampionë jemi ne”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *