Vllaznia është si ajo e para Botërorit. Shkodranët vazhdojnë me luhatjet e frikshme nga ndeshja në ndeshje. Pas një niveli të lartë të treguar në atë humbje ndaj Tiranës në Superkupë, ekipi i Josës u kthye në shtëpi për të lënë shumë për të dëshiruar në humbjen ndaj Egnatias në shifrat 0-1.
Ekipi i Duros është për t’u komplimentuar dhe tani merr vendin e tretë, vetëm një pikë larg Tiranës. Pjesa e parë foli vetëm për Egnatian që e luajti me një portë takimin me Vllazninë, ndërsa Fernando realizoi në të 44.
Në pjesën e dytë ekipi i Duros është mbrojtur, por ka pasur pafundësisht raste për të shënuar në kundërsulm, me mbrojtjen e Vllaznisë që fuste ujë ngado. Rasti më i mirë i Vllaznisë ishte në minutën e 55 ku Liridon Latifi humbi 11-metërshin. Fernando do të realizonte edhe një gol të dytë me Egnatian në të 82, por u anulua me VAR për një faull në nisje të aksionit. /Sport Ekspres/
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku
Egnatia: Sherri, Fangaj, Agbekpornu, Malota, Atanda, Musta, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Camaj, Xhekson