Egnatia-Laçi 2-1 Dwamena 11′, Spahiu 56’/ Ujka 82′
Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Lacit. Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Tetova merr kreun e Superiores, së bashku me Tiranën. Goli i parë u gjend nga Dwamena në minutën e 11. Me nisjen e pjesës së dytë, ishte Spahiu që dyfishoi shifrat. Të gjithë e menduan ndeshjen e mbyllur dhe Tetova nisi të bëjë disa ndërrime, duke kursyer edhe Dwamenan që u ul në stol.
Por Laci u rikthye në lojë falë një goditje nga distanca të Ujkas, që u shoqërua me një top të devijuar, duke përfunduar në rrjetë në minutën e 83. Shumë raste të shpërdoruara nga Egnatia në fundin e takimit, megjithëse Laci nuk kishte forcë reagimi. /Sport Ekspres/