Egnatia po vazhdon të tregojë se në shtëpi është një fortesë e fortë dhe do të jetë e vështirë për shumë ekipe që të dalin me pikë. Teuta ia ka dalë të fitojë në këtë transfertë, por vetëm falë 11-metërshit që u kthye në gol nga Kallaku në minutën e 77. Puja duhej të bënte vetëm dy ndërhyrje në pjesën e parë, ndërsa në të dytën po kthehej në spektator.
Nga krahu tjetër rastet kanë qenë të shumta për Egnatian që të shënonte, teksa goditja e Pedros është ndalur nga Qirko dhe për pak te durrsakët do të shënohej autogoli i Selmanit, por topi ishte në krahun e Teutës duke shkuar jashtë portës. Ndërkohë edhe Laçi arriti që të merrte fitoren ndaj Kastriotit në shifrat 0-1 falë realizimit të Mazrekaj, për të arkivuar fitoren e parë në Superiore. /Sport Ekspres/
LIVE, Egnatia-Teuta 0-1 Kallaku 78′
Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Telushi, Bardis, Iseni; Çyrbja, Imeri, Pedro
Teuta: Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson; Aleksi, Daja; E.Vila, Kallaku, Plaku; Koubemba
LIVE, Kastrioti-Laçi 0-1 Mazrekaj 72′
Kastrioti: Sali, Neziri, Karakaçi, Grgiç, Mëllugja, Onanuga, Basha, Çela, Greca, Ajazi, Rami
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko, Shehu, Lushkja, Deliu, Velija, Mazrekaj, Guindo