VIDEO/ Egbo fut marshin e pestë në Gjirokastër, Tirana i shkon titullit të Superiores me gola dhe spektakël

 Luftëtari-Tirana 0-5 Vangjeli 3′, Kobina 20′, Hasani 42′, Batha 66’p, Dunga 78′

Tirana nuk di të bëjë hapa të gabuar në këtë sezon, që nga koha kur drejtohet nga Egbo. Për të gjithë ata që prisnin hapin e gabuar në Gjirokastër, nuk ka ndodhur as këtë herë. Madje bardheblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 0-5, duke i gjetur realizimet me 5 futbollistë të ndryshëm.

Flasim për një ekip që nuk varet nga një element i vetëm, ndërsa në këtë mënyrë i afrohet edhe më shumë titullit kampion duke mbajtur distancën prej 9 pikësh ndaj Kukësit, kur kanë mbetur edhe 8 javë të kampionatit. Një magji e vërtetë kjo e bardhebluve që e kanë marrë seriozisht çdo kundërshtar, duke parë se Luftëtari rezultoi një surprizë e hidhur për pak ndaj Kukësit. /Sport Ekspres/

 

 

LUFTËTARI: Shala, Lala, Duka, Kukaj, Dushkja, Hyseni, Puci,Lika, Çelaj, Çela, Mehmetllari. 

Trajner: Neritan Novi.

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Hasan, Kobinah, Kale, Ngoo.

Trajner: Emanuel Egbo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *