“Po na kthehet si Liverpuli i Superiores”, do të shprehej Orges Shehi pak ditë më parë, duke iu frikësuar vazhdimit të fitoreve radhazi nga ana e Tiranës. Por ndeshja ndaj Vllaznisë në transfertë që është mbyllur në shifrat 0-1, është vazhdimi i përkufizimit.
Heroi është i njëjti, ashtu si në derbin ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Kobina, që pasi mori topin e ka goditur nga distanca në minutën e 85 për ta dërguar në rrjetë. Një festë e çmendur kjo e Tiranës, që shkon në 8 fitore radhazi. Në pjesën e dytë kishte një shtim të ritmit të shkodranëve që po dominonin me raste, por në momentin më të mirë, e kanë pësuar ndaj ekipit të Egbos që vazhdojnë magjinë e momentit. /Sport Ekspres/
Vllazna: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Silvio Xhunior.
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngo.