Sekreti i fitoreve/ Rrëfimi i gjatë i Egbosë: Fola me Zotin para se të merrja Tiranën, vetëm mos shani Halilin

Emanuel Egbo ka rikthyer sërish Tiranën në luftën për titull, duke e nxjerrë nga rezultatet negative për të shkuar te 8 fitoret e njëpasnjëshme në Superiore. Trajneri Nigerian ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora e Tiranës”, ku ka treguar shumë për veten e tij. Kreu i stolit bardheblu shprehet modest për arritjen e deritanishme me kryeqytetasit, teksa përmend edhe njëherë besimin e tij në Zot. Madje thotë se ka folur me të nëpërmjet lutjeve me të para se të merrte drejtimin e Tiranës.

Egbo fton tifozët të mbështesin ekipin drejt objektivave, por pa ofenduar presidentin Halili në shkallët e stadiumit, pasi duhet të jenë si një familje së bashku. Gjithashtu shton se e ndjen veten një tirons të vjetër.

“Egbo nuk ka dorë në asgjë sa i përket ndryshimit te Tirana. Unë e marr frymëzimin nga Zoti. Përpara se të merrja vendimin dhe të pranoja propozimin e Halilit, kam folur me Zotin nëpërmjet lutjeve. Kur kam shkuar atje te Tirana ishte e qartë ideja: “Zoti i pari, pastaj ne”. Derbi ishte shumë i veçantë dhe lojtarët i vendosa në pozicionin e tyre dhe u mundova t’i largoja presionin.

Ne duhet të jemi bashkë, lojtar-president-ekip. Nuk duhet që tifozët të vijnë në stadium dhe të shajnë presidentin Halili. Ata duhet të përkrahin skuadrën për të arritur një objektiv. Unë e ndiej veten si tirons i vjetër, kam vite këtu dhe kur shkoja në Ballsh për të punuar, shtëpinë  e kam pasur në kryeqytet. Kur kam zbritur në Tiranë jam ndierë disi i ç’orientuar. Mbarova stërvitjen e parë dhe kur dola në qytet më shihnin të çuditur sepse isha me ngjyra dhe u dukej se kisha zbritur nga qielli. Në ato kohë sa kishte ikur periudha e luftës dhe deri në këto kohë ka shumë ndryshime Shqipëria”, është rrëfyer Emanuel Egbo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online