Sot duket të jetë mbrëmja e Rrocës. Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në takimin që Istanbulspor është duke luajtur kundër Bursaspor. Verdhezinjtë janë duke udhëhequr me shifrat 2-0 në këtë pjesë të parë dhe të dy golat mbajnë firmën e Eduart Rrocës. Për vetëm 7 minuta ish-futbollisti i Kukësit ka arritur të tundë rrjetën dy herë.
Fillimisht shënon në minutën e 5-të të takimit, ku me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Ndërkaq goli i dytë do të vinte nga distanca. Mesfushori shënjestron portën nga jashtë zone dhe dyfishon kështu shifrat në minutën e 12 të përballjes. Momentalisht janë luajtur vetëm 45 minuta lojë, ndërsa mbetet edhe po aq kohë në dispozicion që Rroca të mund të lërë sërish gjurmët e tij me Istanbulsporin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/