Edon Zhegrova po tregon një formë të jashtëzakonshme edhe në këtë sezon të, ashtu siç bëri në edicionin e shkuar. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa me golin e tij ka ndihmuar Lilën të fitojë në ndeshjen e parë “play off” kundër Slavias në Ligën e Kampionëve. Por Zhegrova nuk ka spikatur vetëm me golin e tij në këtë sfidë.
Lojtari i përfaqësueses sé Kosovës ka shfaqur edhe aftésitë e tij dribluese për të argëtuar tifozët e pranishëm në stadium, por edhe ata që e ndiqnin nga ekrani. Në një moment gjatë lojës, Zhegrova ka “gjunjëzuar” kundërshtarin me klasin e tij. Futbollisti 25-vjeçar i ka kaluar topin mes këmbëve njërit prej lojtarëve të Karabakut, i cili në pamundësi për ta ndjekur sërish Zhegrovën ra në gjunjë në fushën e lojës. Nëse Edon Zhegrova do ta ruajë këtë dormë fizike këtë sezon, nuk do të vonojë transferimi i tij në një klub më të madh në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Zhegrova ??? pic.twitter.com/n8rpUYVleV
— loris.27 (@lorissss27) August 20, 2024