Akush nuk është i pagabueshëm e madje as “Zoti“ vetë nuk i shpëton këtij rregulli. Që nga momenti kur ka shkelur këmbën e tij në Milano, Ibrahimoviç ka ditur të udhëheqë skuadrën në fitore dhe sukese, por mbrëmjen e sotme është pikërisht ai që i “lë në baltë“ kuqezinjtë. Milani është duke humbur me Veronën me shifrat 1-2, ndërsa sulmuesi suedez ka flakur mundësinë për të vendosur baraspeshën.
Në minutën e 65 Kesie fiton një penallti dhe menjëherë përballë portierit kundërshtar vendoset Zllatan Ibrahimoviç. Kur të gjithë prisnin golin ndodh e papritura. Një ezkekutim për t’u harruar nga gjiganti suedez që e dërgon topin në drejtim të paditur, duke e lënë gadrianin e Veronës të pashqetësuar brenda katërkëndëshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noobfcb/status/1325547345816276993