VIDEO/ Edhe mbrojta më e mirë e Superiores i dorëzohet Vllaznisë, Kukësi nuk i ndahet në luftën për kreun

Janë mbyllur edhe takimet e orës 16:45, të vlefshme për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Vllaznia vërteton se është hirushja e këtij sezoni, teksa ka marrë një tjetër fitore këtë herë ndaj Partizanit. Edhe mbrojtja më e mirë e Superiores i dorëzohet furisë kuqeblu, që pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt tund rrjetën falë Dilaver.

Ndërkohë në “Elbasan Arena“ Kukësi vazhdon ecurinë pozitive, teksa ka mposhtur pastër me shifrat 3-1 Skënderbeun. Ekipi i Skënder Gegës ka gjetur recetën e fitoreve dhe nuk po ndalet javët e fundit, duke kapërcyer në vendin e dytë në renditje. Verilindorët ndjekin këmba-këmbës Vllazninë, duke nisur që tani garën për kreun.

Një tjtër sfidë është luajtur këtë mbrëmje, me Teutën që barazoi me shifrat 1-1 kundër Laçit. Martini u bë kohë që nuk shijon një fitore, megjithëse sot pati një motiv për t’u gëzuar. Sulmi i durrsakëve më në fund çlirohet, pasi Bregu tundi rrjetën që në minutën e 3-të. Por ky gol nuk pati vlerën e 3 pikëve, pasi në fund të pjesës së parë ishte Nuabueze që do tregohej i saktë nga penalltia. Duro e nis kështu me 1 pikë aventurën e tij të re me kurbinasit, të cilët kanë objektiva madhore këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Vllaznia-Partizani 1-0 Dilaver 86′

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote, Mala, Cara, Solomon, Kardozo

LIVE,Kukësi-Skënderbeu 3-1 Eze 18′, 49′, Leiria 53’/ Mensah 71′

Kukësi: Tafa, Demiri, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Limaj, Taipi, Ibraimi, Leiria, Gashi, Eze

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Meksi, Rrapaj, Mara, Douna, Dumfour , Berisha, Mensah

LIVE, Teuta-Laçi 1-1 Bregu 3’/ Nuabueze 41′(p)

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online