VIDEO/ Edhe kjo mungonte, Shkodran Mustafi shënon gol në portën e tij ndaj Liverpulit

Pikërisht në momentin më të papërshtatshëm dhe në momentin më të keq te Arsenali. Liverpuli është duke u ndeshur me ekipin e Emery për “EFL Cup”.  Vetëm gjashtë minuta lojë duheshin për t’u tundur edhe rrjeta për herë të parë.

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Shkodran Mustafi do të dërgonte topin në rrjetën e tij me një devijim të pafat. Gjithmonë ky futbollist është shigjetuar nga tifozët e Arsenalit se nuk e ka vlerën e duhur për të mbrojtur fanellën.

Ndërsa episode të tilla, janë mëse të mjaftueshme për të nisur menjëherë talljet në rrjetet sociale, duke fshirë gjithçka tjetër të mirë që mund të bëj Mustafi me kalimin e lojës. Pas asaj që ndodhi me Granit Xhakën, duket se lojtarët shqiptarë nuk do gjejnë kurrsesi qetësi te “topçinjtë”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online