VIDEO/ Edhe guri do të qante! Momentet e fundit të filmuara të Christian Atsu para rënies së tërmetit, shokët e ekipit thërrisnin në emrin e tij

Christian Atsu ndërroi jetë në rrënoja pas tërmeteve në Turqi dhe Siri. Tragjedia ndodhi pak orë pasi Atsu shënoi gol për fitoren e Hatayspor ndaj Kasimpasa (1:0) në kampionatin turk. Ai siguroi tre pikë të vlefshme nga një goditje dënimi në minutën e fundit dhe një ditë më vonë u zhduk pas tërmetit.

Kërkimi për ish-sulmuesin e Chelsea dhe Neëcastle zgjati me ditë të tëra, por fatkeqësisht më vonë u bë e ditur se trupi i tij i pajetë ishte gjetur. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Atsu shihet duke u argëtuar me shokët e skuadrës të cilët e kanë festuar pasi shënoi golin e fitores, në momentet e fundit të rregjistruara për të.

Lojtari gjithnjë i buzëqeshur është parë gjithashtu duke praktikuar një lëvizje kërcimi me një nga shokët e tij të skuadrës, ndërsa të tjerët brohoritnin emrin e tij. Disa orë pasi lojtarët u larguan nga kampi për në destinacionet e tyre të ndryshme, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi rajonin Hatay të Turqisë dhe Sirinë veriore, duke lënë më shumë se 40,000 persona që ndërruan jetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online