Christian Atsu ndërroi jetë në rrënoja pas tërmeteve në Turqi dhe Siri. Tragjedia ndodhi pak orë pasi Atsu shënoi gol për fitoren e Hatayspor ndaj Kasimpasa (1:0) në kampionatin turk. Ai siguroi tre pikë të vlefshme nga një goditje dënimi në minutën e fundit dhe një ditë më vonë u zhduk pas tërmetit.
Kërkimi për ish-sulmuesin e Chelsea dhe Neëcastle zgjati me ditë të tëra, por fatkeqësisht më vonë u bë e ditur se trupi i tij i pajetë ishte gjetur. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Atsu shihet duke u argëtuar me shokët e skuadrës të cilët e kanë festuar pasi shënoi golin e fitores, në momentet e fundit të rregjistruara për të.
Lojtari gjithnjë i buzëqeshur është parë gjithashtu duke praktikuar një lëvizje kërcimi me një nga shokët e tij të skuadrës, ndërsa të tjerët brohoritnin emrin e tij. Disa orë pasi lojtarët u larguan nga kampi për në destinacionet e tyre të ndryshme, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi rajonin Hatay të Turqisë dhe Sirinë veriore, duke lënë më shumë se 40,000 persona që ndërruan jetë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
??Christian Atsu’s final goal meant so much to him.???? pic.twitter.com/3kfKTCDh0o
— George Addo Jnr (@addojunr) February 20, 2023