Reali i Madridit tregoi mbrëmjen e djeshme përse me të drejtë njihen si “Mbretërit e Europës”. Një përmbysje spektakolare në minutat e fundit kundër Manchester City-t i ka dërguar “los blancos” në finale të Champions League-s.
Sigurisht që një sukses i tillë nuk mund të mbetej pa u festuar. Dhoma e zhveshjes së Realit “ka marrë flakë” nga atmosfera e ndezur e lojtarëve. Të gjithë janë ngritur në këmbë për të kërcyer dhe për të brohoritur një nga përmbysjet më historike të klubit.
Por përjashtim këtu bën vetëm Luka Jovic, i cili duket si të ketë ngatërruar dhomë. Sulmuesi serb shihet të qendrojë i palëvizur në dhomën e zhveshjes, pa iu bashkuar festës së madhe, që për hir të së vërtetës zor se mund të refuzohet. Ndoshta edhe Bale mund të gezohej më tepër se ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Lo que daríamos por estar en ese vestuario…#APorLa14 pic.twitter.com/F8TVa8efJK
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 4, 2022