Laçi-Teuta është vendosur nga një episod i ndodhur në minutën e 35 të takimit, me ndeshjen e përfunduar në shifrat 1-0. Pas një përgjumje në mbrojtje dhe gabimit të Rustem Hoxhës në largimin e topit, do të vinte si një asist fantastik për Mazrekaj.
Ky i fundit nuk mund të falte në brëndësi të zonës, për ta dërguar topin në rrjetë. Futbollisti 31-vjeçar po vazhdon që të shënojë gola me vlerë 3 pikëshi te Laçi, duke i bërë kurbinasit që të ngjiten në vendin e tretë dhe të barazojnë me pikë Teutën.
Kurbinasit kishin mundësinë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 74 të takimit, atje ku pas duelit të Arapit me Nuabuezen është akorduar penallti. Megjithatë sulmuesi i Laçit ka gabuar përballë Frashërit, me portierin e durrsakëve që i dha mundësinë shokëve të ekipit për të qëndruar në lojë deri në fundin e takimit. /Sport Ekspres/