VIDEO/ E rrallë ajo që ndodh në Holandë! Askush nuk luan dhe portieri e mban topin në këmbë derisa të mbyllet ndeshja, ishte protestë për tifozët

Lojtarët e FC Utrecht dhe RKC Waalwijk bënë një protestë të veçantë mbrëmë në momentet e fundit të ndeshjes.

Pasi ndeshja u ndërpre dy herë për shkak të hedhjes së sendeve nga tribuna, futbollistët vendosën që të mos vazhdojnë ta luajnë takimin.

Teksa Zakaria Labyad po festonte një gol për 2-0, në fushë u hodhën sende të ndryshme dhe u duk se arbitri do të ndalonte lojën.

Megjithatë, pas konsultimit me delegatin dhe përfaqësuesit e vendasve, u vendos që ndeshja të zhvillohej deri në fund, por të mos luanin asnjë nga lojtarët e skuadrave.

Topi mbërriti te portieri i Waalwijk, Etienne Vaessen, i cili në mënyrë demonstrative e mbajti topin nën këmbë për më shumë se një minutë derisa ndeshja u mbyll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online