Premier League-s i është shtuar një tjetër trajner i një klasi të lartë. Antonio Conte i dha fund papunësisë dhe tashmë është në krye të pankinës së Tottenham-it, të cilën pritet ta kthejë përsëri në nivelet e larta. Kjo është eksperienca e tij e dytë në Angli, ku më parë ka drejtuar Chelsea-n, rivalin e përbetuar të Spurs-ave.
Në konferencën për shtyp përpara takimit me Burnley-n, Tuchel është pyetur nëse do të bënte një lëvizje të tillë në karrierë e të drejtonte një ditë një nga rivalët më të mëdhenj të bluve të Londres. Kjo pyetje ka bërë që trajneri gjerman të shpërthejë në të qeshura, ndërsa më pas ka thënë:
“Kam mjaftueshëm për të bërë këtu dhe jam i lumtur këtu ku jam. Është një lajm i mirë për Premier League-n. Një nga trajnerët më të mirë të botës, shihni rekordet dhe titujt e tij. Do të jetë shumë e vështirë për të luajtur kundër Tottenham-it. Kjo është e sigurt. Por jam në një vend të lumtur dhe nuk shqetësohem se çfarë bëjnë njerëzit apo klubet e tjera”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?"I have enough to do here! and I'm happy with where I am." ?
Thomas Tuchel laughs off @SkyKaveh asking him if he sees himself ever managing Spurs pic.twitter.com/hBiAlAcdZu
— Football Daily (@footballdaily) November 5, 2021