Çiro Imobile është lojtari më i ri i Beshiktashit. Lojtari italian i bashkohet kështu Ernest Muçit dhe Milot Rashicës në majën e sulmit të klubit turk. Ish-futbollisti i Lacios ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2026 me bardhezinjtë dhe sot ka mbërritur në Stamboll për të nisur aventurën e tij të re.
Imobile është pritur me shumë entuziasëm në Turqi. Italianin e kanë pritur me buqetë me lule dhe me flakadanë në duart. Një grup tifozësh të Beshiktashit i kanë uruar mirëseardhjen e ngrohtë në shtëpinë e tij të re./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
C?RO ?MMOB?LE ? pic.twitter.com/tlKJJI8hYX
— Ece Kurt (@eccekurt7) July 12, 2024