Ishulli Britanik është duke kaluar një situatë aspak të lehtë, pasi Uragani i quajtur “Ophelia” (Ofelia, si personazhi i Shekspirit) po kërcënon “dhunshëm” shumë qytete bregdetare… por jo vetëm.
Dhe, në një situatë alarmante dhe ku dëmet materiale kanë nisur të bëhen të shumta (për fat, ende s’ka në njerëz) festa e titullit për Kork Sitin, skuadrën irlandeze, është shtyrë dhe mund të caktohet sot. Motivi? Tribuna e stadiumit të ekipit në fjalë, “Turners Cross Stadium”, është shembur.
Në pritje të restaurimit, ajo pjesë do të mbyllet, teksa ndeshja me Derri Sitin do të zhvillohet ditën e sotme. Korkut i mjafton 1 pikë për t’u shpallur kampion i Irlandës për të 3-tin herë në historinë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=tm_3voaQOZg