Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur së fundmi në futbollin e Bosnje-Hercegovinës. Protagonistët kryesorë janë pjesëtarët e ekipit të Zrinjskit, shumë të njohur për shqiptarët, pasi ishte ekipi që nxori përfundimisht nga Europa edhe kampionen e Superiores, Tiranën. Por për çfarë bëhet fjalë? Në ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja mes Leotar dhe Zrinjskit në kampionat. Takimi përfundoi në paqe me shifrat 1-1, sigurisht, paqe vetëm brenda fushës. Jashtë saj ka ndodhur skandali i madh.
Tensioni nisi që në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur trajneri i Zrinjskit, Jakirovic, ishte duke dhënë opinionet e tij për takimin. Një prej pjesëtarëve të klubit të Leotar do të hynte në konferencë. Situata u qetësua dhe u mendua se gjithçka përfundoi aty. Më vonë janë publikuar disa video ku shihet se trajneri i Zrinjskit, Jakirovic, së bashku me ndihmësit e tij, presin jashtë stadiumit kapitenin e ekipit kundërshtar të Leoatar, Djoko Milovic, për ta goditur me grushte. /Sport Ekspres/