“I dashur Kristjan Asllani”! Media pranë Fiorentinës i gëzohet situatës: Na refuzove ne, te Interi nuk po luan edhe kur mungon Brozovic

Te Fiorentina po i gëzohen jo pak situatës së vështirë të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar do të shkëlqente në miqësoret me Interin. Jo pak habi shkaktoi mungesa e besimit nga ana e trajnerit Inzagi. Ky i fundit po e aktivizonte fare pak lojtarin e Kombëtares. Kjo bëri që Asllani të humbte edhe rastin e artë ndaj Barcelonës në minutën e fundit, duke u parë qartë mungesa e besimit.

Media në Itali e cila i përkushtohet Fiorentinës, “Labaroviola”, e ka hapur artikullin e saj me këto fjalë: “I dashur Asllani, ndoshta Fiorentina ishte më mirë. Nuk po luan te Interi edhe kur mungon Brozovic”, shkruhet në këtë media. Më pas i referohet faktit se Inzagi po e përbuz Asllanin duke bërë shpikje të ndryshme vetëm për të mos aktivizuar mesfushorin shqiptar në vendin e Brozovic. Nga Empoli do të merrej për të qenë zëvendësuesi i kroatit, por nuk u preferua as ndaj Salernitanës, në një ndeshje ku Brozovic mungonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online