Një moment i pabesueshëm është regjistruar në ndeshjen mes Ankaraguçusë dhe Beshiktashit, e vlefshme për Kupën e Turqisë. Në minutën e 60 të takimit, Gedson Fernandez gjen në fushën e lojës doreza hekuri. E pabesueshme, por e vërtetë. Tifozët kanë hedhur sende në fushë, por në këtë pikë kanë shkuar shumë larg.
Ndërkohë, çudia e radhës vjen nga stafi i Ankaraguçusë. Fernandezi ishte duke shkuar drejt vijës anësore për të dorëzuar objektin metalik te zyrtarët e ndeshjes, por rrugën ia ndërpret njëri prej përfaqësuesëve të Ankaraguçusë, i cili përpiqet t’ja marrë nga duart. Megjithatë, në fund doreza metalike ka përfunduar te zyrtarët e takimit dhe loja ka vijuar normalisht. Ankaraguçu ka arritur që të sigurojë kualifikimin më tej, pasi eliminoi Beshiktashin pas ekzekutimit të penalltive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ankaraguçu x Besikitas.
O meia português Gedson Fernandes encontra um soco inglês no gramado.
Lamentável.pic.twitter.com/vajOg9GJWA
— Euronáticos | 2023 ?? (@euronaticos) January 18, 2023