VIDEO/ E pabesueshme! Islanda na shënon edhe me 10 lojtarë në sekondat e fundit, tifozët vërshëllejnë kuqezinjtë

E vështirë për t’u besuar ajo çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Air Albania“. Në momentin që tifozët prisnin zgjimin nga gjumi të Kombëtares, kuqezinjtë zhgënjejnë sërish. Shqipërisë i buzëqeshi fati që në minutat e para me Islandën, kur kapiteni Gunarson u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 10. Epërsia numerike dha efektin e vetë dhe Kombëtarja jonë po dominonte kundër ishullorëve. Uzuni jep një krosim fantastik për Lenjanin në minutën e 37 dhe ky i fundit e dërgon topin me kokë në rrjetë.

Goli i Lenjanit pritej të pasohej nga të tjerë, duke marrë parasysh faktin se qendronim me një lojtar më tepër në fushë. Por pjesa e dytë nuk solli një reagim të Islandës, që nisi të merrte më tepër guxim për të dalë përpara. Kuqezinjtë shpërdorojnë shumë dhe në fund hyn në fuqi rregulli i pashkruar i futbollit: “Nëse nuk shënon, do të pësosh“. Kështu, kur po kronometroheshin sekondat e fundit të 7 minutave shtesë, Islanda shkund rrjetën dhe barazon rezultatin. Ndeshja përfundon në baraspeshë 1-1 dhe menjëherë vërshëllimat e tifozëve kanë vërshuar në drejtim të Kombëtares./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *