VIDEO/ E pabesueshme! Dramë dhe përmbysje me ndihmë hyjnore, Teuta lë pa fjalë Egnatian në sekondën e fundit

Egnatia-Teuta 1-2 De Large 64’/ Kotobelli 80′, Jazxhi 90′

Teuta e ndien veten me fat dhe me një ndihmë hyjnore ka fituar sot me Egnatian. Megjithëse vendasit dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes, me tre raste të vetme të krijuara, durrsakët arritën të përmbysnin në shifrat 1-2.

Ekipi i Shkëmbit kishte vetëm një rast në pjesën e parë, në minutën e 24, teksa Atanda u tregua fantastik për të mbyllur Grudën, që gjendej para portierit. Vetëm pak minuta më vonë ishte Camaj që u gjend i boshatisur dhe nuk arriti të shënonte para Qirkos. Shumë raste të shpërdoruara nga De Large, me ndeshjen që u kthye me një portë. Kështu vazhdoi edhe pjesa e dytë derisa Egnatia gjeti golin e parë në të 65.

De Large korrigjoi gabimet e tij, iu shmang bukur Kotobellit dhe gjeti golin. Menjëherë pas këtij realizimi, Egnatia lëshoi terren për durrsakët. Por sërish këta të fundit nuk ishin të rrezikshëm në portën kundërshtare. Kur dukej se vendasit do ta fitonin këtë takim, Kotobelli realizoi një prej golave që do të duhen vite që të përsëriten nga distanca, duke shpëtuar Teutën në minutën e 80.

Edhe pas këtij momenti, Egnatia kishte mundësi të artë me Xhekson dhe Mustën për të kaluar në avantazh, por Qirko dhe fati nuk e lejuan. Derisa në minutën e 96, pas një krosimi nga goditja e këndit, Jazxhi i dha fitoren e madhe Teutës. /Sport Ekspres/

 

Pjesa e parë mes Egnatias dhe Teutës është mbyllur në barazimin pa gola. Ndeshja ka nisur e ekuilibruar dhe shansin e parë do ta kishin durrsakët. Një pasim i mrekullueshëm mbërriti nga Hebaj për te Gruda, me këtë të fundit që duhej të shënonte në minutën e 24. Megjithatë Atanda u tregua fantastik me ndërhyrjen e tij për t’i marrë topin në limitet e zonës.

Pas kësaj, e gjithë pjesa tjetër foli për Egnatian. Camaj kishte shansin e artë të ndeshjes vetëm pak minuta më vonë, teksa i gjendur përballë Qirkos, nuk arriti dot të shënonte. Krosime të pafundme të rrezikshme janë futur në zonë nga ana e Mustës, teksa në disa raste De Large nuk ka dhënë dot goditjen e fundit. Minutat e mbetura të pjesës së parë folën të gjitha për Egnatian që e ka kthyer ndeshjen me një portë, ndërsa Teuta po mbrohet dhe po tenton vetëm topat e gjatë me Grudën. /Sport Ekspres/

Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, Camaj

Teuta: Qirko; Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Gruda, L. Vila; Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *