Një dramë e vërtetë ishte përballja mes Vllaznisë dhe Bylisit. Shkodranët duket se e kanë humbur rrugën e titullit kampion teksa janë përmbysur edhe nga ballshiotët në shifrat 1-2. Fillimisht ishte Dilaver që realizoi me gjurin e tij në stilin “Ibrahimoviç”, duke kaluar në avantazh vendasit në minutën e 14.
Brdariç nis të duartrokas dhe Vllaznia vazhdon me spektaklin në pjesën e parë, ku mes lojës së bukur kanë shpërdoruar të paktën dy mundësi të arta për të shënuar. Në pjesën e dytë shkodranët janë befasuar në minutën e 77 me Spahiun, teksa me topin e mbetur në zonë, lojtari i sapo futur shënoi golin e barazimit dhe të parin në Superiore.
Kaq mjaftoi që shkodranët të goditeshin në aspektin psikologjik dhe Bylisi u hodh përpara për golin e fitores. Në minutën e fundit do të akordohej një penallti e shumë kontestuar kundër Vllaznisë, teksa Beji nuk gaboi për të realizuar.
Një tjetër surprizë vjen edhe nga përballja Kukësi-Apolonia e mbyllur në shifrat 1-1. Në minutën e 42 Bytyçi do ta linte Kukësin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Por vetëm tre minuta më vonë Peposhi fitoi penallti dhe Ibrahimi nuk di të gabojë nga 11 metrat. Apolonia e rriti nivelin e lojës në pjesën e dytë, ndërsa do të barazonte me Mario Gjatën në të 88. Pas një hapje topi fantastike nga ana e Mihanës që tregoi gjithë klasin e tij, aksioni u mbyll me goditjen me kokë të Gjatës që gjeti barazimin. /Sport Ekspres/
Vllaznia-Bylis 1-2 14′ Dilaver/ Spahiu 77′, Beji p’ 90′
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Krymi, Jonuzi, Niadvedji, Kruja, Imeri, Cise, Dilaver
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanoviç, Loran, Nebihi, Ntefe, Hadroj, Ndreca, Beji, Mehmetllari
Kukësi-Apolonia 1-1 Ibrahimi 45′ p/ Gjata 88′
Shënim: 42? Kukësi mbetet me një lojtar më pak. Bytyçi merr kartonin e dytë të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Mario Gjatës.
Kukësi: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Kurdiç, Baravikas, Demiri, Taipi, Peposhi, Ibrahimi, Tsintsadse, Eze
Apolonia: Harizaj, Diop, Sota, Agiare, Haxhiu, Levendi, Mehmeti, Smaçi, Zaimaj, Mihana, Gjata