VIDEO/ E nxori para ndeshjes se e dinte se nuk do shënonte! Antony kishte mesazh për Pelen te bluza, të gjithë po tallen me lojtarin e Man Utd

Manchester United arriti të mposhtë Wolverhampton-in sot me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 18-të të Premier League. Tema kryesore pas ndeshjes ishte lojtari brazilian Antony dhe mënyra se si i bëri homazhe legjendarit Pele.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele, ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Pak para fillimit të ndeshjes, Antony ngriti fanellën dhe tregoi mesazhin që kishte shkruar në bluzën poshtë, por nuk shkoi ashtu siç kishte shpresuar braziliani. “Pusho në paqe Pele”, ka shkruar Antoni.

Shumë njerëzve u dukej qesharake pse Antoni ngriti fanellën e tij para fillimit të ndeshjes, sepse mesazhet e tilla që shkruani në fanellën poshtë zakonisht shfaqen kur shënohen gol gjatë takimit. “Antoni e dinte se nuk kishte për të shënuar ndaj Wolverhampton”, ishte komenti i shumë tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *