VIDEO/ E menduan veten të sigurt! Klubi nga Gjibraltari bën me zemër Shkupin, i shkon fare pranë shtesave

Shkupi bëhet ekipi i parë shqiptar që kalon në turin e dytë të Champions League-s. Klubi bardhekaltër ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-3 kundër Lincoln Red Impsit. Por kualifikimi nuk ishte aspak i lehtë. Shkupi fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 3-0 dhe për një moment e mendoi veten të sigurt për në turin e radhës.

Por klubi nga Gjibraltari tregoi karakter dhe për një moment bëri me zemër kampionët e Maqedonisë së Veriut. Juanfri shënoi gol në minutën e 32-të të takimit, ndërsa në të 69-n ishte Lee Casciaro ai që dyfishoi rezultatin. Skuadra e Lincoln Red Impsit provoi deri në fund të shënonte golin që do e dërgonte përballjen në shtesa, por pa sukses. Shkupi kualifikohet kështu në turin e dytë të Champions League-s, ku e pret një rival tejet i vështirë si Dinamo e Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online