Në mes të shumë ndeshjeve të zhvilluar në “Champions League” gjatë mbrëmjes së sotme, duhet të ndalemi me patjetër te Lokomotiva Moskë-Atletico Madrid. Ndeshja u mbyll në rezultatin 0-2, falë golave të realizuara nga talenti Felix dhe mesfushorit Partey.
Por video e mbrëmjes, vjen nga një moment i caktuar i ndeshjes. Lokomotiva e Moskës kishte një mundësi të artë për të kapur në befasi dhe kundërsulm kundërshtarin, por harroi se kjo nuk mund të realizohej me lojtarët e drejtuar nga Simeone.
Një punë fantastike e trajnerit që i kishte mësuar lojtarëve sesi të bënin trazicionin e lojës, për t’u kthyer në mbrojtje. Sprint i fuqishëm nga më shumë se 5 lojtarë, që më tepër ngjanin me atlet që i përkushtoheshin vetëm vrapit.
Me kokën ulur dhe shpejtësinë e madhe, arritën që të ktheheshin të gjithë mbrapa në kohën e duhur, duke i shuar çdo ide të gabuar që mund të krijohej në kokën e trajnerit të Lokomotivës së Moskës, për një gol të mundshëm. Ky është edhe momenti më i mirë, që Simeone kuptoi përkushtimin që kanë lojtarët e tij për të mbrojtur fanellën dhe klubin. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/alainalonso11/status/1179133460398710784