Atletico Mineiro kishte siguruar me kohë një vend në fazën eliminatore të kompeticionit më elitar të klubeve në Amerikën e Jugut, por kjo nuk e ka penguar skuadrën braziliane të marrë një fitore bindëse mbrëmë ndaj miqëve nga Venezuela, Caracas.
Skuadra vendase shkëlqeu në fazën e grupeve dhe arriti fitoren e pestë në gjashtë ndeshje dhe është e para në tabelë me 15 pikë. Caracas dështoi këtë sezon në Copa Libertadores pasi fitoi vetëm një pikë. Miqtë nga Venezuela pësuan plot katër gola mbrëmë, dhe nuk patën zgjidhje për sulmin e shkëlqyer të Atletico Mineiro.
Hulk i dha fund ndeshjes së mbrëmshme kundër Caracas dhe e bëri atë në mënyrë spektakolare. Fillimisht, ai mposhti dy lojtarët mysafirë me një driblim brilant dhe më pas shënoi nga pjesa e sipërme e zonës së rreptësisë për ta mbyllur ndeshjen në 4-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
El GOLAZO de Hulk para el 4 a 0 final del Atlético Mineiro ante Caracas ??pic.twitter.com/Ba8ZZetaLL
— Out of Context Libertadores (@OoCLibertadores) May 29, 2024