VIDEO/ E largon Gatuzo me forcë, Hysaj nuk ndalte me protestat ndaj arbitrit për penalltinë

Napoli ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Peruxhias për Kupën e Italisë. Elseid Hysaj ka qenë sërish në fushë për 90 minuta, ndërsa me ardhjen e Gatuzos ka pasur më shumë hapësira në fushë.

Por në përballjen e sotme ka pasur edhe një rast të veçantë për t’u përmendur. Arbitri i takimit ka dhënë një penallti të dyshimtë dhe jo i prerë në vendimin e tij, pasi topi preku fillimisht këmbën e mbrojtësit shqiptar dhe më pas dorën e tij.

Iemello e ekzekutoi penalltinë, por që do të pritej nga portieri i Napolit. Pavarësisht kësaj dhe kur arbitri sinjalizoi mbylljen e pjesës së parë pas penalltisë së humbur, Hysaj nuk po i ndalte polemikat ndaj arbitrit. Në këtë moment ka shkuar në vrapim e sipër trajneri Gatuzo për ta larguar lojtarin shqiptar prej andej edhe me forcë, për të mos rrezikuar më shumë për një dënim të mundshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online