Jasir Asani është lënë në stol për ndeshjen e sotme të Kisvardës. Një përballje më shumë se e vështirë për hungarezët që duhej të luanin në tokën kazake kundër Kairat Almaty. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-1 falë golit të lojtarit shqiptar.
I aktivizuar në minutën e 71, vetëm 11 minuta më vonë do të vinte edhe gjetja e rrjetës. E madhe ishte e festa e trajnerit të Kisvardës që duhet ta mendojë sërish dy herë vendimin e tij për të lënë në stol Asanin, ndërsa edhe shokët e skuadrës që gjendeshin në pankinë kanë hyrë në fushë për të festuar. /Sport Ekspres/