VIDEO/ E kishin parë duke ekzekutuar goditjet e dënimit te Shqipëria, topi del jashtë stadiumit pas gjuajtjes së Ernest Muçit në miqësoren e Legias

Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka janë rikthyer sërish në stërvitje te Legia e Varshavës. Trajneri i ri i kishte dhënë më tepër pushime të dy lojtarëve për shkak të ndeshjeve të vona që zhvilluan me Shqipërinë U-21. Pas miqësores së parë ku munguan, të dy futbollistët ishin në stol në ndeshjen e sotme ndaj Sepsi. Gjigandët polak do ta humbisnin miqësoren me shifrat 0-1, teksa Muci dhe Celhaka u aktivizuan në pjesën e dytë.

Trajneri i ri i Legias zgjodhi që të provonte Ernest Mucin nga goditja e dënimit në një moment. Më herët ky futbollist ka treguar saktësi të madhe dhe kërcënim për portën kundërshtare në goditje të tilla te Shqipëria dhe Tirana. Por këtë herë konkretizimi ishte tërësisht për t’u harruar pasi topi doli jashtë stadiumit dhe menjëherë shpërthyen ironitë në “Tëitter” për këtë moment. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *