Mançester Junajtedi do të luajë sot kundër Liverpulit. Në kamerat e “Sky Sport” kanë qenë edhe Geri Nevil, Xhemi Karrager dhe Roi Kin, të cilët do të mbulojnë zhvillimin e takimit në “Old Treford”. Ronaldo ka lënë për një moment nxehjen dhe ka shkuar të përshëndesë ish-lojtarët e njohur.
Portugezi ka takuar fillimisht Geri Nevilin, ndërsa më pas është takuar me Roi Kinin, të dy ish-lojtarë të Mançester Junajtedit. Ndërkohë, pavarësisht tentativës së Karragerit, Ronaldo e ka shmangur tërësisht këtë të fundit. Ish-mbrojtësi i Liverpulit ka kritikuar shpesh 5 herë fituesin e Topit të Artë, për të cilin ka thënë se shkatërron ekipet ku shkon.
Me sa duket Ronaldo nuk i ka pritur mirë deklaratat e tij në media dhe tashmë vendos ta injorojë përpara kamerave. Pas largimit të sulmuesit 38-vjeçar, prezantuesi ka nisur të ironizojë Karragerin, duke u shprehur: “Bisedë e këndshme me ty, Xhemi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Cristiano Ronaldo gatecrashes #MNF whilst Roy Keane is talking about him ? pic.twitter.com/FIxOX0YRS8
— Football Daily (@footballdaily) August 22, 2022